Tel/fax: +382(0)30/311-696 Mob.tel: +382(0)69/614-613, +382(0)68/488-688, +382(0)69/957-755, +382(0)68/567-718
Sigurimi i mallrave përfshin dëmet fizike ose humbjen e mallit tuaj në transportin tokësor, ujor ose ajror dhe siguron mundësi të rëndësishme dhe avantazhe ne konsume, nëse me sigurimin menaxhohet në mënyrë të mirë.
Mallin tuaj mund ta siguroni gjithmonë dhe në çdo situatë. Nëse dëshironi të mbroheni dhe pajiseni me sigurim, kërkoni pa hezitim nga agjenti që ju organizon transportin t’ju ofrojë edhe sigurimin e mallit. Nëse agjenti nuk mundet të sigurojë mallin në transport, gjithmonë keni mundësinë ti drejtoheni ndonjë shoqërie për sigurime dhe respektivisht agjentëve të tyre, për të siguruar sigurimin adekuat të mallit.
Ashtu si të gjitha sigurimet e tjera edhe sigurimi i mallit duhet paguar nëpërmjet kestave të sigurimit. Kesta zakonisht llogaritet në varësi të vlerës së mallit, llojit të tij, destinacionit dhe mjeteve transportuese që përdoren edhe tek rreziqet e tjera specifike. Vetë kestat nuk janë të njëjta për të gjitha llojet e transportit, kështu që gjithmonë interesohuni dhe kërkoni ofertën për sigurimin e mallit.